Ambasadori amerikan në Beograd: SHBA mund të kontribuojë në modernizimin e ushtrisë serbe
Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill shprehu kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Serbisë në stërvitjen “Platinum Wolf”.
“Vetë Serbia duhet të shohë se çfarë është në interesin e saj dhe të vendosë se çfarë është më e mira për të dhe besoj se do të arrijë në përfundimin se duhet të përfshihet sa më shumë që të jetë e mundur në stërvitjet e përbashkëta që kontribuojnë në funksionimin e ushtrisë” tha Hill, shkruan Euronews Serbia.
Ai shtoi se dihet se industria ushtarake është në rritje dhe se Serbia duhet të jetë pjesë e saj.
“SHBA mund të kontribuojë në modernizimin e Forcave të Armatosura me armë perëndimore. Rusia është një furnizues tek i cili nuk mund të mbështetet dhe nuk ka shumë armë që mund t’i tregtojë, megjithëse shumë menduan para luftës se ishte ushtria e dytë më e fortë në bota…por ne tashmë e kemi parë që ata po arrijnë pak, po dërgojnë ushtarë të patrajnuar në front dhe është dëshmuar se është një vend me të cilin nuk mund të bashkëpunohet si më parë”, theksoi ambasadori Hill./