September 18, 2021

Ambasadori gjerman shpreh habi se si Kuvendi i Kosovës i jep hapësirë Simmonsit

Shpërndaje lajmin

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, është shprehur i habitur pse Kuvendi i Kosovës po i jep hapësirë ish-kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të Misionit Ndërkombëtar të Sundimit të Ligjit (EULEX-it), Malcolm Simmons, lidhur me pretendimet për keqpërdorimet e këtij misioni në Kosovë.

Rohde përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me “kampanjën dezinformuese të Simmons”.

“Përgënjeshtrim shumë bindës dhe gjithëpërfshirës i EULEX-it për pretendimet e pabazuara. Unë thjesht habitem pse Kuvendi i Kosovës ende i ofron ish-gjykatësit Simmons një platformë për ta vazhduar këtë fushatë të dezinformimit”, ka shkruar Rohde.

Në anën tjetër, në një përgjigje ndaj këtij shkrimi, Simmons ka kërkuar hetim publik për të dëgjuar edhe versionet e shteteve anëtare.

“Le të dëgjojmë nga EULEX-i dhe shtetet anëtare gjatë hetimit publik. Email-at dhe dokumentet janë aty që t’i shohin të gjithë”, ka shkruar Simmons në Twitter

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *