April 16, 2021

Ambasadori i Gjermanisë dhe ai i Italisë urojnë Konjufcën

Shpërndaje lajmin

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde, ka uruar Glauk Konjufcën për postin e kryeparlamentarit.

“Urime Glauk Konjufcës për zgjedhjen në postin e kryetarit të Kuvendit dhe për konstituimin e suksesshëm të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Konjufca u votua sot në seancën konstituive të Kuvendit në krye të legjislativit, me 69 vota.

Nga ana tjetër, ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, i ka uruar qytetarët e Kosovës për konstituimin e Kuvendit të ri.

Orlando, përmes një statusi në Twitter, i ka dëshiruar suksese kryesisë së re dhe të gjithë deputetëve në detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

“Urime Shtetit dhe qytetarëve të Kosovës për inaugurimin e Kuvendit të ri. I uroj kryetarit të ri Glauk Konjufca, nënkryetarëve të rinj dhe të gjithë deputetëve suksese në përgjegjësinë e tyre”, ka shkruar Orlando në Twitter.

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *