Ambasadori i Kosovës në Shqipëri: Shfrytëzojeni bregdetin shqiptar

Shpërndaje lajmin

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, u ka bërë thirrje kosovarëve që të shfrytëzojnë bregdetin shqiptar për pushimet verore, raporton Ekonomia Online.

“Durrësi ka qenë dhe është pjesë e pushimeve verore të shqiptarëve të Kosovës. Tani qytetarët e Kosovës kanë treguar patriotizmin e tyre shqiptar. Sot Shqipëria është në jeshile me pandeminë, sepse ka marrë mbi 800 mijë doza dhe është e hapur për pushues. Shqipëria ka 400 km bregdet dhe është pasuri e mundësi dhe kënaqësi që mund ta shfrytëzojmë secila familje jona. Le të pushojnë shqip të gjithë shqiptarët e Kosovës. Një nga kërkesat ka qenë kërkesa e gjithë operatorë shqiptarë që viti shkollor të fillojë më 15 shtator”, ka thënë Hasani, përcjell Albinfo.ch.

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *