Ambasadori i Zvicrës takohet me deputetët e Kuvendit të Kosovës

0
Shpërndaje lajmin

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly sot ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, me të cilët kanë diskutuar mbi çështjen e liberalizimit të vizave dhe aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Këtë e ka bërë të ditur deputetja Doarsa Kica Xhelili përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Sot takuam Ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Z. Thomas Kolly.
Paevitueshëm u diskutua për çështjen e liberalizimit të vizave dhe aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Lobimi që Kosova duhet ta bëj për këto dy procese duhet të jetë jo vetëm intensiv, por njëkohësisht tejet i vëmendshëm karshi zhvillimeve gjeopolitike dhe pozicionimit të Kosovës në agjendën evropiane (dhe prioritetet).”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *