Ambasadori Kapiti mirëpriti shumë profile suksesi që veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar

0
Shpërndaje lajmin

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, priti në ambasadë diasporën që veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori Kapiti u uroj mirëseardhje pjesëmarrësve dhe në bashkëbisedim e sipër u diskutua për zgjedhjen e përfaqësuesve të diasporës, të cilët do të shërbejnë si urë lidhëse me ambasadën për planet dhe agjendat e përbashkëta.
Pas një debati për tema të ndryshme që e preokupojnë diasporën në Mbretërinë e Bashkuar, u dakordua që përmes përfaqësuesve që ata i zgjedhin të ketë një bashkëpunim të rregullt me ambasadën për nevojat e ndryshme që diaspora i ka, duke përfshirë edhe investimet potenciale të tyre në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *