Ambasadori Pllana në fund të mandatit iu drejtohet bashkëatdhetarëve në Austri: Vazhdoni të na bëni krenar
Lajmi i publikuar ditë më parë nga albinfo.at, tashmë është edhe zyrtarë.
Ambasadori Pllana brenda pak ditësh do të përfundoj misionin e tij diplomatik, në Austri.
E ndajnë vetëm pak ditë nga përfundimi i misionit të tij diplomatik në Austri. Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, të hënën në mbrëmje, në ambientet e Amasadës së Kosovës, ka zhvilluar një takim më bashëatdhetarët dhe miq austriak për t’i dhënë lamtumirën e misionit të tij, ndërsa ka falenderuar të gjithë mërgatën për bashkëpunim, raporton albinfo.at.
“Prej fillimit të mandatit e kam pasur si qëllim të kemi një bashkëpunim edhe më landet austriake por edhe më mërgatën tonë këtu në Austri, dhe poashtu shfrytëzoj rastin t’iu uroj shëndet dhe punë të mbarë ju dhe familjeve tuaja”, thotë ai teksa shton. “Vazhdoni të kontribuoni dhe punoni ashtu që, të na bëni krenar kudo që të jeni”, ka thënë ambasadori Pllana.
Ai ka thënë se, edhe pas largimit, ambasada do të jetë e mbushur me kolegë të tij të cilët do të vazhdojnë bashkëpunimin me mërgatën dhe që bashkërisht të jeni një pasqyrë e mirë edhe për komunat ku jetoni por edhe për vet shtetin austriak.
Më tej, ambasadori Pllana u shpreh se, misioni i tij do të vazhdoj në Prishtinë, përkatësisht në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, ndërsa nuk ka preferuar të përmend emrin ambasadorit të ri të Kosovës në Austri, kjo për shkak të rregullave procedurale.
Për bashkëpunimin e ndërsjelltë, ambasadorin Pllana, e falenderoi këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger; në emër të bashkësive fetare shqiptare në Austri: Don Nikson Shabani, misionar në Kishen Katilike si dhe Vahidin Behluli, imam shqiptar në Linz. Në emër të politikanëve shqiptarë në Austri, e falenderoi Shefqet Balaj, asamblist në komunën Horn, ndërkohë më mirënjohje e nderuan: Anton Marku nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë në Austri “Alexander Moisiu”, Antigona Elshani nga Shoqata e Mësuesëve Shqiptarë në Austri “Naim Frashëri” si dhe Don Nikson Shabani nga Kisha Katolike shqiptare në Austri.