Ambasadori polak: Bllokimi i hapësirës ajrore të Ukrainës do t’i jepte fund luftës

Shpërndaje lajmin

Prej dy javësh tashmë, Ukraina i ka bërë thirrje NATO-s të bllokojë hapësirën ajrore, në mënyrë që avionët rusë të mos kenë mundësi të bombardojnë vendin, shkruan skynews
Por këto thirrje janë hedhur poshtë nga komuniteti ndërkombëtar mes hezitimit se diçka e tillë mund të provokojë një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë. Ambasadori polak në Kiev tha se vendosja e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë do të ndihmonte që konflikti të përfundojë sa më shpejt.
“Kjo është një zgjatje e konfliktit që mund të përfundonte shumë më shpejt pikërisht falë mbylljes së hapësirës ajrore”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar NATO-s të vendosë një zonë ndalim-fluturimi në fjalimet e tij të përditshme drejtuar botës. Në fillim të kësaj jave, SHBA-ja hodhi poshtë një ofertë nga Polonia për të dërguar avionët e saj luftarakë MiG-29 të prodhuar nga Rusia në një bazë amerikane në Gjermani, me idenë se ato mund të përdoren për të ndihmuar forcat e armatosura ukrainase.
/

Leave a Reply

Your email address will not be published.