Ambasadorja e BE largohet nga Shqipëria 1 vit pas marrje së detyrës
Ambasadorja e BE në Shqipëri Christiane Hohmann do të larohet në fund të korrikut nga Shqipëria.
Euronews Albania ju drejtua zyrës së shtypit të BE në Shqipëri dhe mori këtë përgjigje:
“Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë. Për pyetje të mëtejshme mbi procesin e emërimit të Ambasadorit të ri të BE-së në Shqipëri, ju lutemi kontaktoni Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian në Bruksel”.
Hohmann e emërua në krye të misionit të BE në vendin tonë një vit më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Bashkimi Europian 1,6 miliardë dollarë armë për Ukrainën
Ambasadorja Hohmann: Pa Reformë cilësore në Drejtësi, nuk ka integrim në BE