Ambulanca përplaset me një autobus fëmijësh në Itali, 4 të vdekur
Katër persona që ndodheshin në një ambulancë kanë humbur jetën sot pasi mjeti goditi një autobus fëmijësh dhe mori flakë në një tunel pranë qytetit të Urbinos, në rajonin italian të Marche.
Tre ndihmës dhe pacienti që po transportonin në spital kanë humbur jetën, raporton Ansa.
Një helikopter u dërgua nga spitali në Ankona, kryeqendra e rajonit Marche, por mbërriti shumë vonë për të shpëtuar jetën e të plagosurve.
Fëmijët në autobus nga pjesa jugore e atij rajoni nuk kanë pësuar lëndime në aksident, raporton Ansa.
LEXONI GJITHASHTU:
Mjeku shqiptar në Itali: Kemi pacientë që iu bie të fikët nga ngrënia e tepërt
47-vjeçari italian masakrohet me thika, i plagosur edhe një shqiptar