Amerika e konfirmon: “Do ta armatosim fuqishëm Kosovën”

Shpërndaje lajmin

Ministri i Mbrojtës, Armend Mehaj ka mbajtur konferencë për media pas vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministri tha se ka marrë mbështetje të f uqishme për Kosovën, nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.
“Departamenti Amerikan i Mbrojtjes na ka konfirmuar f.uqishëm përkrahjen për Kosovën si partner dhe eksportues për
paqe në nivel global. Gjithashtu mora rikonfirmimin e plotë drejt integrimit euroatlantik si dhe ndërtimin e FSK-së në nivelin ushtarak”, ka thënë Mehaj.
Ai ka shtuar se në të gjitha takimet që ka pasur ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit edhe më tej në të gjitha fushat. “Ne do jemi përkrahë SHBA-së aty ku ka nevojë SHBA-ja”, ka thënë Mehaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.