Amerikanët, të interesuar për të vizituar Lozanën
Kryeqytetit të Vaud-it sapo i është dhënë njohja përfundimtare nga një prej mediave më të njohura amerikane në botë, The New York Times, përcjell albinfo.ch.
Gazeta ka publikuar renditjen e saj tradicionale vjetore të destinacioneve më të bukura në botë. Lozana është përfshirë në mesin e 52 qyteteve – i vetmi vend zviceran që hyn në listë.
Lozana vlerësohet për “pamjet spektakulare të liqenit të Gjenevës dhe një skenë shpërthyese arkitekturore dhe artistike”.
Megjithatë, për të joshur lexuesit e saj për të vizituar qytetin, gazeta ka zgjedhur, për arsye të njohura vetëm për redaktorët e saj, fotografinë e pakëndshme të rue Centrale në mes të orëve të pikut.
Ky nuk është i vetmi vlerësim që i bëhet kryeqytetit të Vaud-it: në vitin 2019, ai u emërua ‘Qyteti më i mirë i vogël në botë’ në Indeksin e Qyteteve të Vogla të revistës Monocle, i cili renditi 25 qytetet më të mira me një popullsi nën 200,000 (Lozana ka rreth 141,000 banorët — një qytet relativisht i madh sipas standardeve zvicerane).