Amerikanët të pakënaqur me Bajden, sipas sondazhit

0
Shpërndaje lajmin

Shumica e amerikanëve mbeten të pakënaqur nga performanca e presidentit Xho Bajden në ekonomi.
Kështu tregon një sondazh i realizuar nga “Washington Post” dhe “ABC News”, sipas të cilit 94 për qind e të anketuarve janë “të shqetësuar” ose “të dëshpëruar” për shkak të inflacionit të lartë.
Studimi, i kryer nga data 24 deri më 28 prill, konstaton se vetëm 42 për qind e amerikanëve aprovon politikat e kreut të shtetit, duke shënuar një rritje të lehtë nga një tjetër sondazh i publikuar më parë, por që gjithsesi e lë Bajden nën një këndvështrim negativ sa i takon shumë aspekteve të udhëheqjes së tij.
Dy vitet e fundit kanë qenë ndër më të trazuarit që ekonomia amerikane ka kaluar ndonjëherë dhe të dhënat e Zyrës së Statistikave tregojnë se në shkurt, vendi regjistroi një inflacion të lartë prej 7.9 për qind, një rekord në 40 vitet e fundit.
Sipas sondazhit të “Washington Post” dhe “ABC News”, që ka intervistuar mbi 1 mijë amerikanë, vlerësimet negative në dëm të Biden vijnë pikërisht për shkak të inflacionit, me 68 për qind të të anketuarve që nuk aprovojnë politikat e tij.
Sondazhi tregon gjithashtu se konsensusi për figurën e presidentit është në 52%, ndërsa 57 për qind nuk aprovojnë menaxhimin e situatës ekonomike.
Mediat analizojnë se motivet e rritjes së inflacionit mund të jenë çoroditja e zinxhirit të furnizimeve dhe shkurtimi i krahut të punës, të shkaktuara nga pandemia e COVID-19 dhe impakti i krizës ukrainase në energjinë globale.
LEXONI GJITHASHTU

Bajden i kërkon Kongresit 33 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën
SHBA do të dërgojë më shumë armatime luftarake në Ukrainë, thotë Bajden

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *