“Amnesty International” kritikon Evropën për shkeljen e të drejtave të emigrantëve

Shpërndaje lajmin

Organizata Amnesty International ka dënuar ato që i ka quajtur “shkeljet e tmerrshme” të të drejtave të emigrantëve të kthyer në Libi, përmes bashkëpunimit me shtetet evropiane.

Grupi i të drejtave të njeriut deklaroi të enjten se prova të reja kanë dalë mbi shkeljet në fjalë, përfshi dhunën seksuale që është ushtruar ndaj grave dhe fëmijëve, të lokalizuar fillimisht në Mesdhe dhe më pas të kthyer në vendin afrikan, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.

Në raportin e saj prej 50 faqesh, Amnesty dënoi bashkëpunimin e vazhdueshëm të shteteve evropiane me autoritetet, në Libinë e gërryer nga lufta.

Në fund të vitit 2020, Drejtoria Libiane për Luftimin e Emigracionit Ilegal legjitimoi abuzimet, sipas Amnesty International, duke marrë nën kontroll dy qendra burgimi, të kontrolluara nga grupe të armatosura, nga të cilat janë zhdukur qindra refugjatë.

Një nga këto qendra, organizata tha se ndodhet në një nga zonat kryesore të Tripolit.

Papa Françesku dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres kanë bërë thirrje për mbylljen e tyre.

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *