“Amnesty” kritikon mbrojtjen e dobët në qendrat zvicerane të azilit

Shpërndaje lajmin

Zvicra ka bërë përparim në barazinë gjinore, veçanërisht në të drejtat LGBTQI+, thotë Amnesty International.
Megjithatë, grupi i të drejtave kritikoi rastet e përdorimit të tepruar të forcës në qendrat zvicerane të azilit dhe dënimet me burg për protestuesit. Raporti vjetor i Amnesty International mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë e publikuar të martën paraqet një pamje të përzier të të dhënave të Zvicrës për të drejtat e njeriut gjatë vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch
Vendi mori lëvdata për votimin në favor të martesës së të njëjtit seks, si dhe hapat për të forcuar dispozitat e kodit penal për përdhunimin.
“Ne jemi dëshmitarë të një mobilizimi të paprecedentë për një ligj që duhet t’i mbrojë më mirë njerëzit kundër dhunës seksuale”, tha Alexandra Karle, drejtore e Amnesty Switzerland, në një deklaratë.
Organizata për të drejtat e njeriut përshëndeti gjithashtu vendimin e parlamentit shtatorin e kaluar për të krijuar një institucion kombëtar të të drejtave të njeriut (NHRI) pas një fushate 20-vjeçare nga shoqëria civile.
Megjithatë, vendi u kritikua disa herë për trajtimin e refugjatëve dhe azilkërkuesve. Vetë hetimi i Amnesty International ekspozoi abuzime nga stafi privat i sigurisë kundër njerëzve të vendosur në qendrat federale të azilit dhe identifikoi dështime sistematike në drejtimin e qendrave.
Hetimet e komisionuara nga qeveria gjetën gjithashtu përdorim joproporcional të forcës në të paktën tre nga shtatë rastet e hetuara, përcjell tutje albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published.