Amnistia fiskale, Bozdo: Falen dhe 100 vepra penale

0
Shpërndaje lajmin

Për ekonomistin Enno Bozdo, projekt – ligji i ri aministisë fiskale është shumë i dëmshëm, sepse nuk është vetëm aministi fiskale por edhe aministi penale. Në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, ekonomisti Bozdo deklaroi që projekt-ligji nuk përmban ndalesa.
Pavarësisht se politikanët nuk janë të përfshirë në aministinë fiskale, për Bozdon ‘ndalesa e politikave për të përfituar nga pasurimi, është mantra e çdo legjislacioni që është bërë në Shqipëri’. Një tjetër fakt i rëndësishëm i përmendur dhe nga përfaqësuesja e FMN janë edhe të gjitha ato biznese të ligjshme të cilët kanë paguar taksa deri më sot.
‘Më cfarë më thonë ekspertët janë 100 vepra të tjera penale që kalojnë me këtë projektligj, Ky është problemi i partnerëve tanë, shko në sporelin e bankës, plotëso formularin dhe ti ke marrë imunitetin e plotë.
Argumentat që ka dhënë biznesi, bankat angleze dhe ato gjermane, do të refuzojnë të bëjnë transfertat, mund të përjashtohesh nga SWIFT-i, as Rusisë nuk ja kanë bërë këtë gjë, sepse nuk jep garanci të mjaftueshme, por 2 miliponë euro ti je i detyruar të marrësh depozita.
Mund të refuzojnë të bëjnë biznese, nuk preket vetëm shqipëria, nuk është vetëm aministi fiskale por edhe aministri penale, mitmarrja, vjedhja, janë të destinuara për tu falur’, u shpreh Enno Bozdo. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *