“Amnistia ka 3 risi”, Bardhi: Asnjë subjekt i dënuar nga SPAK nuk përfiton
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha nga foltorja e Parlamentit se amnistia penale që pritet të votohet gjatë seancës së sotme ka 3 risi në krahasim me amnistitë e shkuara.
Ai përgënjeshtroi kreun e PD, Lulzim Basha sipas të cilit nga amnistia do përfitojnë zyrtarët e korruptuar.
“E para, falen të gjithë protestuesit, qofshin në protesta politike apo të shoqërisë civile. Së dyti, asnjë anëtar i krimit të organizuar nuk përfiton nga amnistia. Dhe risia e tretë, asnjë subjekt i posaçëm i dënuar nga SPAK apo në ndjekje nga SPAK nuk përfiton nga amnistia. Në amendamentin tonë, asnjë zyrtar i lartë i dënuar për korrupsion, abuzim me tenderët etj nuk përfiton nga amnistia. Kjo është e vërteta për çdo shqiptar, çdo gjë tjetër është gënjeshtër që kërkon vëmendjen e opinionit publik”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri i Drejtësisë: Amnistia votohet sot, nuk përfshin të dënuarit nga GJKKO
Amnistia| Alibeaj: Nuk u hapet barku për të dënuarit, sakrifikojnë drejtësinë