Amos Zaharia rrëfen momentin e tmerrshëm të ‘97’s: ‘Më arrestuan si hajdut makinash’

Share

Një nga aktorët më të talentuar të Shqipërisë, Amos Muji Zaharia, njëkohësisht djali i aktores së mirënjohur Yllka Mujo dhe vëllai i Princesh Elia Zaharia, ka rrëfyer disa nga historitë më të ‘turpshme’ të jetës së tij, mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Glamour Zone’.

Amos, ka treguar për moderatoren Ester Bylyku, një moment të pathënë më parë të jetës së tij, atëhere kur u akuzua si ‘hajdut makinash’. Nëse po pyesni veten përse ky lajm nuk u bë mediatik, përgjigja është e thjeshtë: ndodhi vite përpara se Amos të bëhej i famshëm.

Pjesë nga biseda

Ester Bylyku: A të kanë arrestuar ndonjëherë?

Amos Zaharia: Po, më kanë arrestuar për vjedhje makinash

Ester Bylyku: Po të flas seriozisht ….

Amos Zaharia: Eshtë e vertetë! Kur isha më i vogël, në kohën e tmerrshme të ’97-ës, më arrestuan se mendonin se vidhja makina. Atëherë gjërat nuk kanë qenë kështu. Atëherë policët të arrestonin edhe vetëm sa për të plotësuar numrin, ky ishte dhe rasti im.


Share

Komente