Ana Kodra, artistja e re me 30 çmime të para ndërkombëtare

0
Shpërndaje lajmin

Në fund të dhjetorit 2022 Ana fitoi dy çmime të para ndërkombëtare në një festival të zhvilluar në Dubai.
Ishte një festival shumë i rëndësishëm i zhvilluar nga WAPA (WORLD ASSOCIATING OF PERFORMING ARTS), ku Ana fitoi çmimin e parë për grupmoshat e kategorisë së saj dhe çmimin e madh të festivalit.
Ka regjistruar albumin e saj të parë me titullin “No boy is worth my tear”, i cili përbëhet prej 7 këngësh, por lançimin do ta bëjë në Amerikë.
Menaxherja e Anës në Amerikë, Kathleen Castro është duke negociuar me disa producentë shumë të rëndësishëm për këto këngë.
Eksperiencë shumë e bukur për Anën është edhe prezantimi me Rita Orën dhe gjithë vëmendja që mori për këtë gjë.
Në shkurt Ana do jetë pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar në Romë, organizuar nga WAPA.
Deri tani Ana ka mbi 30 çmime të para ndërkombëtare, më së shumti janë pjesëmarrje online, festivale të zhvilluara gjatë pandemisë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

E mbuluar me 30 mijë kristale Swarovski, këngëtarja tërheq vëmendjen në Paris
Ndahet nga jeta këngëtarja fituese e Grammy-t, Anita Pointer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *