Analisti amerikan: Kosova të pranojë Asosacionin, me kushtin e njohjes nga Serbia

Shpërndaje lajmin

Analisti amerikan, Daniel Serwer thotë se Kosova duhet ta pranojë formimin e Asosaconit të komunave me shumicë serbe, por me kushtin e njohjes së pavarësisë nga Serbia.
Në një intervistë për Euronews Albania, Serwer u shpreh se integriteti territorial i Kosovës nuk duhet të vihet në dyshim nga Serbia.
“Asosacioni duhet të krijohet vetëm në kontekstin e njohjes reciproke dhe normalizmin total të marrëdhënieve. Integriteti territorial i Kosovës nuk duhet të vihet në dyshim nga pala serbe. Presidenti Vuçiç ka vendosur të mos jetë president i një Serbie që njeh Kosovën. Ai mund ta bëjë këtë që nesër, por nuk dëshiron ta bëjë.
Ai e shikon të ardhmen më tepër duke u afruar me Rusinë dhe Kinën sesa me Evropën. Nuk mendoj që Vuçiç është një tip që mund ta bëjë këtë. Për më tepër, çështja do të kërkojë më shumë kohë dhe ai do të vaZhdojëtë jetë në pushtet”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *