Analisti: Izraeli do godasë me avionë qendrat ku përgatiten bombat atomike
Analisti Neritan Alibali tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se Hamasi mund të godasë me avionë qendrat atomike ku përgatiten bombat, siç ka kërcënuar më herët.
Sipas tij Hamasin e mbështet Irani dhe Iranin e mbështet Hamasi. Hamasi është lojëtar i dorës së dytë dhe është vënë në funksion të konceptit strategjik dhe luftës strategjike që po bën Irani.
“Në kulmin e krizës dhe përplasjeve ndërkombëtare me Iranin, i cili po përpiqej të krijonte bombën atomike, Izraeli është shprehur vetëm me një fjali. Ka kërcënuar se do godasë me avionë centralet atomike, qendrat ku përgatiten bombat atomike ose ku punohet, pra edhe në konceptin strategjik, Irani dhe Izraeli kanë qenë në luftë me njëri-tjetrin. Ajo që është fakt është se nuk kanë kufi midis tyre,” – u shpreh analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
NYT: Gjeopolitika dhe konteksti global i luftës mes Hamasit dhe Izraelit
Eksperti: Çfarë është Hamasi, pse i hapën luftë Izraelit me raketa