Analisti: Kush janë tre “muskutjerët” e opozitës që po sfidojnë Ramën

0
Shpërndaje lajmin

Analisti Neritan Alibali i ftuar në emisionin “Now” tha se Cara, Këlliçi dhe Boçi janë tre musketjerët që tashmë janë duke sfiduar Edi Ramën.
Ai tha gjithashtu se këta të tre janë brezi i liderëve të rinjë që mund të sjellin ndryshime në opozitën pas zgjedhjeve.
“Trekëndëshi Tiranë, Durrës, Elbasan është trekëndëshi më i madh gjeostrategjik për zhvillimin e vendit dhe ka konatacion të fuqishëm politik. Në këtë aspekt ju të tre, ti Belindi dhe Luçiano jeni tre musketjerët e opozitës dhe përballë keni ushtarët e kardinalit të kuq që është Rama. Në këtë aspekt ju shikoj jo thjesht si kandidatë për kryetar bashkie, por përtej kësaj.
Sepse nëse ju edhe sikur asnjëri të mos fitojë por diferenca mes votave me PS, që ka gjithë atë makineri të jashtëzakonshme është e vogël, kjo është fitore e madhe për zgjedhjet e 2025. Ti dhe Luçiano jeni kandidatë që nuk keni kandidatë tjetër nga opozita, ju të dy keni një mision në të ardhmen pas zgjedhjeve. Sepse jeni brezi i ri i liderëve të opozitës”,-tha Neritan Alibali.
LEXONI GJITHASHTU:

Çani: Pse Vangjush Dako është “marimanga” e zgjedhjeve dhe zari që po përdor Rama
“Kush është Gjushi jot?”, Cara-Çanit: Nuk po vij të zëvendësoj këtë sekt hajdutësh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *