January 13, 2022

“Analisti” Rama: Saliu çelësi, Luli brava, tani janë ndryshuar të dyja

Shpërndaje lajmin

Në rolin e analistit kryeministri Edi Rama foli mbrëmjen e sotme për situatën në Partinë Demokratike. Ai tha se Sali Berisha ka qenë historikisht çelësi ndërsa Lulzim Basha ka qenë brava, ndërsa tashmë që të dyja janë ndryshuar, komunikimi mes tyre është vështirësuar.

“Çelësi i PD ka qenë historikisht Saliu. Luli ka qenë brava. Tani çelësi dhe brava janë ndërruar dhe nuk kanë më mundësi të komunikojnë me njëra tjetrën. Është një histori atë e bir që nuk është materializuar në një formë direkte por në formën e një zhvillimi të shëmtuar. Nuk ka vërtetësi këtu. Të dy palët janë në një gënjeshtër të madhe. Ky është aspekti qesharak.

Krizën e shkakton fakti që asnjëri dhe as tjetri nuk kanë legjitimitet politik. Të dy ata thotë se kanë 95%. Të dy palët janë futur në këtë betejë thjesht dhe vetëm për zhbërë tjetrin. Por asnjëri dhe as tjetri nuk kanë legjitimitetin moral’, tha Rama. /Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *