Analisti tregon se cilat janë “pazaret politike’ që po bëhen në RMV
Analisti Seladin Xhezairi thotë se në Maqedoninë e Veriut po bëhen pazare politike, jo vetëm në bisedimet me dyer të mbyllura, por edhe në sytë e publikut.
Në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Xhezairi u shpreh se aktualisht mazhoranca i ka 75 deputetë, teksa opozita. konkretisht VMRO-DPMNE po përpiqet që të marrë mbështetjen e 5 deputetëve.
“Kam përshtypjen se në momentin që po flasin, mazhoranca i ka të siguruara 75 vota. Pjesa tjetër, vota të tjera, po bëhen përjekje që të sigurohen nga radha e opozitës maqedonase, konkretisht VMRO-DPMNE.
Prapa në bisedimet me dyer të mbyllura dhe në sytë e publikut, nuk është se nuk po bëhen pazare poër sigurimin e këtyre votave. Në politikë gjithçka është e mundshme”, theksoi ai.