Analiza e CNN: Pse propaganda mediatike e Rusisë është thelbësore për të kuptuar luftën në Ukrainë

Shpërndaje lajmin

Është e njohur propaganda e qeverisë ruse dhe dezinformatat e shpërndara mbi luftën në Ukrainë.
Madeline Roache, në një analizë për CNN, ka shpjeguar se të gjithë ata qytetarë rusë të cilët i marrin të dhënat në lidhje me agresionin rus në Ukrainë nga mediat ruse, janë duke jetuar në një realitet alternativ.
“Ushtria ruse është duke u portretizuar si triumfatore dhe se nuk ka pësuar humbje në në njerëz dhe mjete luftarake. Ajo portretizohet si një ushtri e cila nuk kryen asnjë mizori. Ndërkohë, sipas mediave shtetërore, është ushtria ukrainase që kryen mizori, duke vrarë civilë, duke pësuar humbje të mëdha dhe duke humbur territor nga forcat ruse. Rusët kanë të gjithë arsyet e duhura për tu ndjerë krenarë, nëse bazohen në atë se çfarë shohin në televizionin shtetëror rus”, është shprehur ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.