Andi Bushati: Shqiptarizuam FBI-në, e blemë me paratë e inceneratorëve

Shpërndaje lajmin

Analisti Andi Bushati tha në emisionin Now në Euronews Albania se kryeministri Edi Rama ka blerë edhe FBI me qëllimin për të lobuar kundër opozitës.
Sipas Bushatit, Shqipëria ka 6 vjet që thotë do ta bëjë SPAK si FBI por shqiptarizoi edhe vetë FBI duke i dhënë ryshfet përmes kryeministrit zyrtarit të lartë amerikan.
“Rama paska blerë deri në FBI, e kam të verifikuar, derisa shkon deri te kryeministri, që paguhet nga njerëz që janë këshilltar të kryeministrit. S’kam dyshime që këtë që është në burg e ka paguar me lekët e inceneratorëve dhe koncesioneve. Kemi 6 vjet që i themi shqiptarëve do bëjmë SPAK si FBI, shkuam e shqiptarizuam e ballkanizuam edhe FBI, e blemë me lekët e inceneratorëve edhe njeriun që ishte në zemër të FBI”, tha Bushati.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Për kë loboi Rama? Keida Kostreci: Lidhja me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI
A po merret Rama nën hetim nga FBI? Gazetarja e VOA nxjerr të dhënat e dosjes 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *