Andi Lila për Kupën e Botës: Një risi pasi hera e parë që mbahet në një vend të lindjes, ja kush janë favoritët

Shpërndaje lajmin

Kupa e Botës e cila do të mbahet në Katar, do të fillojë të dielën me ndeshjen hapëse ndërjmet vendit pritës, Katarit dhe Ekuadorit.
Ky turne është një nga më të rëndësishëmit dhe më të ndjekurit në të gjithë rruzullin tokësor, ku këtë herë do të jetë risi për faktin se luhet në dimër dhe për faktin tjetër që do të mbahet për herë të parë në një vend të lindjes.
I ftuar në Abc Live, Andi Lila dha mendimin e tij se cili do të jetë favoriti për ta fituar këtë turne madhor.
“Është një histori me këtë Kampionat Botëror, pasi është hera e parë që luhet në në dimër dhe jo në verë.
Këtë Botëror sigurisht që të gjithë e presim dhe normalisht ka disa ekipe favorite. Do të theksoja Anglinë e Southgate e cila ishte dhe në finale të Kampionatit Europian. Lojtarët që ka Anglia janë talente të cilët bëjnë diferencën.
Gjithashtu edhe Franca, kampione në fuqi të këtij turneu. Ata kanë një trajner si Deschamps dhe me yje botëror si Mbappe apo Benzema.
Për cilin klub bëj tifo? Unë tifoz jam vetëm me kombëtaren shqiptare, por zakonisht më pëlqen të bëj tifo për ekipe që janë më të dobëta. Belgjika më pëlqen sepse është një ekip modest i cili nuk konsiderohet si pretedentë, por zakonisht ka kapacitetin e plotë të bëjë diferencën”, është shprehur Lila./ h.ll/
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *