Andrew Tate mbetet në paraburgim edhe për 30 ditë të tjera 

Shpërndaje lajmin

I vetëshpallur mizogjinist dhe influencues, Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan do të qëndrojnë në paraburgim deri më 27 shkurt pasi një gjykatë rumune zgjati paraburgimin e tyre.
Të dy kanë qenë në paraburgim që nga 29 dhjetori, kur autoritetet arrestuan Tate me akuzën se ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar që përdhunonte dhe trafikonte njerëz.
Prokurorët thanë se vëllezërit Tate rekrutuan viktimat e tyre duke i joshur dhe duke pretenduar në mënyrë të rreme se donin një lidhje, pastaj i detyronin të prodhonin përmbajtje pornografike për një përfitim të madh financiar.
Të dy i kanë mohuar akuzat.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Vajza e politikanit të njohur rrëfen si Andrew Tate tentoi ta mashtronte
Policia sekuestron koleksionin e makinave luksoze të yllit të rrjeteve sociale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *