Angjeli: I çuditshëm fakti se edhe pse rriten çmimet shtëpitë shiten
Ish-Ministri i Financave, Anastas Angjeli tha se është i çuditshëm fakti që edhe pse rriten çmimet e apartamenteve, këto të fundit shiten.
Në një intervistë për Euroneës Albania, ai u shpreh se faktorët që kanë ndikuar në blerjen e shtëpive janë rritja e çmimeve të lëndëve të para, rritja e kërkesës së çifteve për të blerë shtëpi është rritur si dhe mundësia që ofron sistemi bankar për të dhënë kredi.
“Është e çuditshme se edhe pse çmimi rritet dhe shtëpitë shiten. Para disa viteve nuk shiteshin godinat. Shkaku i parë i rritjes së çmimeve është rritja e çmimeve të lëndëve të parë që përdoren në ndërtim. Kemi një rritje të çmimit të hekurit dhe padyshim dhe të lëndëve tjera. Së dyti është rritja e kërkesës për banesa sidomos nga familjet e reja dhe së treti është mundësia e sistemit bankar për t’iu ofruar kredi,“ – u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
‘Të mbytur’ nga euro, kredia në valutën europiane vijon rritjen në shifra rekord
Kriza rrit kostot e borxhit, në 6 muaj u paguan 19 miliardë lekë vetëm interesa
Ministrja Ibrahimaj tregon se deri kur do të funksionojë Bordi i Transparencës