January 19, 2022

Anglia mposht COVID-19, nga kjo datë hiqen maskat dhe distancimi social

Shpërndaje lajmin

Mbretëria e bashkuar së shpejti pritet të heqë maskat anti-covid duke përshpejtuar daljen nga bllokimi.

Daily mail raporton se nga data 21 qershor pritet të hiqet detyrimi pë mbajtjen e maskave të fytyrës, distancimi social si dhe puna nga shtëpia.

Kryeministri Boris Johnson bëri të qartë se qeveria do të konfirmojë lehtësimin e kufijve në dasma deri në fund të këtij muaji, kështu që njerëzit mund të kenë ceremoni më të mëdha nga 21 qershori.

Ai njoftoi në fillim të kësaj jave lehtësimi do të vazhdojë më 17 maj, duke përfshirë rihapjen e mikpritjes brenda dhe lejimin e miqve dhe të afërmve të përqafohen ‘me kujdes’.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *