Anis Mehmeti shënon golin e parë me Bristol Cityn

0
Shpërndaje lajmin

Anis Mehmeti ka shënuar golin e parë këtë sezon me Bristol Cityn në Championship.
Sulmuesi shqiptar shënoi sot kundër Stoke Cityt, që në fund doli të jetë edhe vendimtar për fitoren e skuadrës së tij.
Bristol City shënoi fitore në udhëtim me rezultatin 1:2. Për mysafirët goli i parë u shënua nga Zak Vyner (72′), teksa Mehmeti shënoi në minutën e 85-të.
Reprezentuesi i Shqipërisë në këtë ndeshje hyri si zevëndësues në minutën e 81-të.
Për vendasit golin e vetëm e shënoi Nick Powell (36′). Te Stoke City u aktivizua mesfushori i Kosovës, Bersant Celina, që luajti nga minuta e 69-të.
Kjo ndeshje i takoi javës së 40-të në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
Bristol City ndodhet në pozitën e 13-të në tabelë me 52 pikë, një më shumë se Stoke City që renditet një pozitë më poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *