Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP
Një nga simptomat më karakteristike të Covid-19 është anosmia, ose humbja e nuhatjes.
Por kjo nuk vlen për të gjithë pacientët.
Sipas studiuesve francezë, kjo do të ndikonte dhe do ishte shenje e formave më të lehta të sëmundjes.
Nëse prekeni nga Covid-19 dhe keni humbur nuhatjen tuaj, ky nuk është domosdoshmërisht një lajm i keq. Kjo mund të tregoje që ju keni kontraktuar një formë të lehtë të koronavirusit.
Ështe venë re, se prevalenca e pacientëve të prekur nga mosfunksionimi i nuhatjes ishte 85.9% në raste të lehta, 4.5% në raste të moderuara dhe 6.9% në raste të rënda deri në ato kritike.
Kohëzgjatja mesatare e kësaj anosmie të raportuar nga pacientët ishte 21 ditë mesatarisht. Por gati një e katërta e pacientëve nuk e morën përsëri nuhatjen e tyre deri në … 60 ditë pasi e humbën atë.
Neuronet e demtuara!
Në origjinë të kësaj humbje të nuhatjes, është një inflamacion në mjedisin e neuroneve të nuhatjes, i cili do t’i bënte ata të paarritshëm nga molekulat e erës, dhe madje do t’i dëmtonte.
“Ky mekanizëm do të shpjegonte gjithashtu pse anosmia ndonjëherë zgjat më shumë se vetë Covid-19!”
“Pasi të shpëtohet nga virusi, trupi duhet të zëvendësojë neuronet e nuhatjes të dëmtuara gjatë infeksionit me të reja, të krijuara nga një rezervë e qelizave burimore. ”