Ansambli shqiptar me paraqitje të shkëlqyer në Spanjë
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në Spanjë në festivalin “FIFTH Zammora”.
Kështu të paktën u shpreh ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku parmes një postimi në Facebook.
“Përmes këngëve dhe valleve tradicionale shqiptare po prezantohet dhe promovohet para audiencës ndërkombëtare kultura dhe trashëgimia e pasur e vendit tonë”, shkroi Çeku.