Antikorrupsioni/ Ardian Dvorani mes 12 personave të vlerësuar nga DASH

Share

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpërndarë çmimet ndërkombëtare për Antikorrupsionin dhe Transparencën për 12 personalitete në botë, mes të cilëve ish-kreu i KED, Ardian Dvorani. Sipas DASH, Ardian Dvorani  është një figurë kyçe e reformës së sistemit gjyqësor në Shqipëri.

“Korrupsioni është një problem mbarëkombëtar që kërkon një zgjidhje ndërkombëtare. Sipas studimit të kryer nga Kombet e Bashkuara në 2018, $1 trilionë dollarë paguhen çdo vit për ryshfete, ndërsa rreth $2.6 trilionë dollarë vidhen si pasojë e korrupsionit. Kjo vlerë është e barasvlershme me 5 përqind të prodhimit të brendshëm bruto apo GDP-së globale.

Për të vërtetuar përkushtimin tonë të vazhdueshëm ndaj kësaj çështjeje, Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony J. Blinken bëri të mundur Çmimin Internacional të Kampionëve Anti-Korrupsion, i cili vë në dukje individë që shfaqin aftësi drejtuese, kurajë dhe ndikim në parandalimin, demaskimin dhe luftimin e korrupsionit. Ky çmim çon më tutje mbështetjen tonë për liderët dhe novatorët antikorrupsion që luftojnë për transparencë, drejtësi dhe lirinë e shtypit”, bëhet me dije në njoftimin e DASH.

Gjyqtari Ardian Dvorani ka zhvilluar mekanizma për të reduktuar influencën e krimit në politikë dhe në sistemin e drejtësisë, hapa të cilat ndihmojnë në vendimin  për hapjen e negociatave dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, thuhet në njoftimin e DASH.

Gjyqtari është gjithashtu një anëtar esencial i grupit të ekspertëve të cilët zhvillohen në mënyrë vizionare reformën në drejtësi duke ndihmuar në luftën kundër korrupsionit.

Ambasada amerikane në Tiranë në profilin zyrtar në Facebook ka shpërdarë edhe reagimin e sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken që shpreh vlerësimin e tij për 15 personalitetet e përzgjedhur nga DASH./CNA.al


Share

Komente