January 26, 2022

Anton Quni Tregon Ekskluzivisht Ballafaqimin E Tij Me Fatmir Haklajn

Shpërndaje lajmin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka komentuar letrat e dërguara nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në adresë të Prokurorisë nga ku kërkon zbardhjen e shumë rasteve të pazgjidhura deri më tani.
Në 3 dhjetor 2000 është kryer ekzekutimi i Ylli Haklajt, me anë të një snajperi, Vrasja e fundit e njerëzve të familjes Haklaj daton më 8 maj të vitit 2002 pranë spitalit të Bajram Currit ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çela.

Sipas Qunit, Thaçi duhet të ketë më shumë se kaq guxim, nëse dëshiron të zgjidhen këto raste. Madje, ka thënë se presidenti duhet të jetë edhe dëshmitar në këto procese.

Mirëpo, në këtë emision, Anton Quni për herë të parë dhe ekskluzivisht ka treguar për ballafaqimin e tij me Fatmir Hakljan dhe Jaho Salihajn në Bajram Curr.

Quni ka thënë se ishte Haklaj dhe Salihaj që kishin kryer antentat ndaj një furnizues me armë të UÇK-së.

“U autorizova nga komanda që t’i shkojë në zyre Fatmirit, i cili aso kohe ishte polic në Bajram Curr. Dhe isha i prerë, i thash pse je me neve ose luftën me Serbinë po e nisim nga kjo zyre. Dhe, fatmirisht ai zgjodhi alternativën e parë që të bashkëpunojë me ne”, ka thënë Quni.

Kush ishte Fatmir Haklaj i vrarë në nëntor të vitit 1999 dhe familja e tij?

Kërrnaja e braktisur dhe një derë e shquar që është mbyllur, ndërsa të mbijetuarit janë shpërndarë në të gjithë botën, për të ruajtur kokën. Mbi 30 sulme, me 14 të vrarë dhe të plagosur, ndërsa asnjë rast nuk është zbardhur

Një udhëtim drejt Kërrnajës, ku fisi Haklaj mbajti gjallë luftën e ndezur për liri e dinjitet shoqëror, i ngjet një udhëtimi drejt legjendave të vjetra e të reja. Kulla e fortë që ushqeu me besë e burrëri bisedat në odat e burrave të fortë, brez pas brezi, tani është një rrënojë. Rrënojë janë të gjitha shtëpitë dhe kullat e Haklajve në Kërrnajë, ku nuk dëgjohet më as zë fëmije, as fjalë burri. Dritat janë shuar përgjithmonë dhe kjo e bën akoma më të trishtë atë që ka ndodhur gjatë këtyre viteve të demokracisë me burrat e derës historike.

Në këtë vis të Eposit të Kreshnikëve, duket sikur në ajër dëgjohet vaji tragjik i Ajkunës, për djemtë e vrarë të Haklajve, për ikjen e trishtë të burrave, grave e fëmijëve nga vendbanimi tyre stërgjyshor. Janë me dhjetëra e qindra ikje, fate të ikura e të kryqëzuara në Golgotën e një kohe të pakuptimtë, ku nuk ka asnjë alibi.

I fundit që iku nga Kërrnaja ishte Gramoz Haklaj, 37 vjeç, nën presionin e gjaksve të panjohur, që endin në terr krimet e paralajmëruara ndaj derës së fortë të Haklajve. Me 30 janar 2013, në Laprakë, teksa udhëtonte me makinën e tij së bashku me nusen dhe djalin 11 muajsh, një person i maskuar, identeti i të cilit nuk është zbardhur ende nga policia, ka tentuar ekzekutimin e tij, duke qëlluar disa herë me breshëri plumbash në drejtim të tij.

Pas kësaj, presionet ndaj Gramozit janë rritur, si dhe ndaj vëllezërve të tij, veçanërisht ndaj Jot Haklajt, një biznesmen i njohur në Tiranë. Ngjarja iu kalua nga komisariati numër tre prokurorisë, por fijet e misterit e mbështjellin atë, si të gjitha vrasjet dhe tentativat për vrasje ndaj Haklajve, për të cilat nuk ka ende asnjë autor.

Kërrnaja e braktisur, ku dera e Haklajve mbante kryet e vendit, ka një pamje të trishtë, gati rrënqethëse. Sot anëtarët e mbetur gjallë të derës së Haklajve janë shpërndarë në të gjithë botën, nga Greqia, Italia, Franca, Gjermania, Suedia, Anglia e deri në Australinë e largët.

Është një eksod gati biblik, i paparë e i padëgjuar në këtë cep të Ballkanit, ku krimi dhe gjakmarrja bëjnë kërdinë, ndërkohë që politika, në vend që të shuajë urat e zjarrit të mërive e hakmarrjeve, iu fryn atyre. Mbi 150 vrasje, me qindra grabitje apo atentate që kanë shkaktuar plagosje dhe gjymtime në rrethin e Tropojës, janë pa asnjë autor dhe mbajnë peng një histori të keqkuptuar. Mbi 30 sulme, të cilat kanë shkaktuar 14 të vrarë dhe të plagosur janë mbi shpinën e një familjeje, saga e të cilës përmban një “Kuti Pandore” të pazbuluar.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.