Apeli lë në fuqi dënimin ish-kryebashkiakut të Hasit, Adem Lala

Shpërndaje lajmin

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin e dënimit alternativ me periudhë prove për 1 vit e 4 muaj të vendosur nga shkalla e parë ndaj ish-Kryetarit të Bashkisë Has, Adem Lala i akuzuar për shpërdorim detyre gjatë procesit të privatizimit të një godine publike. 

Adem Lala, ish-kryetari i Bashkisë Has.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të enjten të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-Kryetarin e Bashkisë së Hasit, Adem Lala, i pandehur për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”. Lala dhe një punonjëse e bashkisë u akuzuan në lidhje me privatizimin e një godine publike në Bashkinë e Hasit.

Gjyqtarja për mediet pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit, Saida Dollani tha se vendimi është marrë nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Nertina Kosova dhe anëtarë Miliana Muça dhe Dhimitër Lara.

Hetimet ndaj Lalës filluan fillimisht në Kukës dhe më pas u transferuan në SPAK në qershor të vitit të vitit 2020.

Më 3 mars, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e gjeti fajtor Lalën dhe e dënoi me 1 vit burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 8 muaj, ndërkohë që gjykata vendosi pezullimin e tij për një periudhë prove prej 1 viti e 4 muajsh. Po ashtu gjykata vendosi të përjashtojë Lalën nga funksionet publike për 5 vjet.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *