Apolonia, atraksion turistik i Shqipërisë që po vizitohet nga shumë turistë
Qyteti antik i Shqipërisë i njohur me emrin Apolonia po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Parku Arkeologjik i Apollonisë, një nga xhevahirët e trashëgimisë sonë kulturore.
Rama tha se falë edhe restaurimit tërësor si dhe rrugës së re lidhëse me infrastrukturën kombëtare, ky park është kthyer në një atraksion të dëshiruar gjithnjë e më shumë nga turistët e vizitorët.
Parku Arkeologjik i Apolonisë u vizitua nga rreth 50 mijë turistë në periudhën janar-gusht 2023, duke shënuar kështu një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë.