Apple bëhet kompania e parë në botë që kalon vlerën rekord

Share

Apple Store

Vlera e tregut e Apple është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme nën lidershipin e Tim Cook. Një dekadë më parë Apple vlerësohej me 300 miliardë dollarë, ndërsa sot kalon dy trilionë dollarë.

Është kompania e parë që ka kaluar një trilion dhe dy trilionë dollarë vlerë, por me sa duket, ka ende më tepër hapësirë.

Në 2018-ën Apple u vlerësua me një trilion dollarë, ndërsa në 2020-ën shkoi në dy trilionë dollarë. Trajektorja e kësaj rritjeje sugjeron se kompania mund të arrijë tre trilionë dollarë deri në fund të 2021-ës.

Shtetet e Bashkuara mbeten tregu kryesor i Apple. Dy analistë, Daniel Ives dhe Strecker Backe, thanë për Apple Insider se bazuar në ecurinë e kompanisë, vlera tre trilionë dollarë mund të arrihet përpara 2022, raporton Insajderi, përcjell Albinfo.ch.

Ka shumë gjëra të cilat mund të ndihmojnë kompaninë të arrijë vlera rekord, siç është suksesi i superciklit iPhone 12, i cili parashikohet të shitet në 240 milionë njësi, duke thyer rekordin e 2015-ës me 231 milionë iPhone të shitur.


Share

Komente