September 16, 2021

Apple vendos rregulla për mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve

Shpërndaje lajmin

Kompania Apple ka njoftuar një seri masash të reja për mbrojtjen e privatësisë në konferencën vjetore të kompanisë.

Ato përfshijnë opsionin e quajtur “masa e privatësisë”, ku përdoruesit e web-it mund të qëndrojnë të fshehur gjatë lundrimit në internet.

“Ne në Apple besojmë se privatësia është e drejtë themelore e njeriut. Nuk mendojmë se ju duhet të zgjidhni mes veçorive dhe privatësisë,” – u shpreh Craig Federighi, zëvendës president i kompanisë.

Apple ka qenë nën presion për ndërprerjen e gjurmimit të të dhënave te përdoruesit.

“Çdo kompani që bazohet tek gjurmimi i individëve, ose tek zbulimi se cilët jeni ju dhe çfarë bëni për t’ju shërbyer reklama, do të sfidohet për shkak të këtyre kufizimeve të reja që Apple ka hartuar,” – tha analisti teknologjik, Tuong Nguyen.

Megjithatë, masa nuk do të jetë për përdoruesit në Kinë, një nga tregjet më të rëndësishme, për arsye rregullatore, si dhe në vende të tjera si Arabia Saudite apo Bjellorusia.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *