Aqif Rakipi “non grata”, Rama refuzon të përgjigjet: Kalojmë te pyetja tjetër

Shpërndaje lajmin

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë në Gjermani ka folur për atë që ka folur me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Rama u shpreh se ka qenë një takim pozitiv.
Kreu i qeverisë u pyet edhe për shpalljen non grata të ish-deputetit të tij, Aqif Rakipi, por nuk dha përgjigje duke iu shmangur.
“Të vijmë deri në Berlin për të folur për kandidatin e PS-së në Tiranë më duket pak e sforcuar kështu që kalojmë tek pyetja tjetër”, tha Rama.
 Pjesë nga biseda e Ramës me gazetarët:
Rama: Kjo ishte vizita e parë në kancelari pas ndryshimit të kancelarit të Gjermanisë. Ky ishte takimi i dytë me Schols pas takimit kur ai ishte kryetar i bashkisë së Hamburugut. Takimi ishte jashtëzakonisht pozitiv. Sa i takon konsideratave për Shqipërinë për rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ecurinë e Shqipërisë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Be dhe në marrëdhëniet bilaterale. Kemi pasur një bisedë të gjatë pastaj kemi zhvilluar një dërkë pune ku kemi kaluar të gjitha temat e interesit.
A e mbështet ai ndarjen e Shqipërisë nga RMV?
Rama: Se kam kërkuar këtë thjesht i kam bërë me dije se ne kemi një qasje që deri në këshillin Europian të qershorit do jetë e opandryshuar, por në rast se përsëri do bllokohemi për shkak të Bullgarisë bazuar dhe në mbështetjen e gjerë që ka marrë nga opinioni publik pasi i tregova për këshillimin kombëtar, ne do ndryshojmë qasje dhe do flasim me një gjuhë tjetër.
Kancelari e tha dhe në konferencë dhe në të dyja raundet e bisedimeve se është optimist për ndryshimin e kushtit të Bullgarisë. Unë nuk jam aq optimist por shpresoj  të jem gabim dhe kancelari të ketë të drejtë.
Pyetje: Në zgjedhje latë jashtë zonës së sigurt 3 socialistë me kontribut, ndërkohë përfshitë një kandidat që s’ka kontribut në parti (Orlando Rakipi) babai i  të cilit është non grata. A mendoni se keni marrë vendimin e duhur?
Rama: Të vijmë deri në Berlin për të folur kandidatët e PS më duket e sforcuar kështu që kalojmë te pyetja tjetër./

Leave a Reply

Your email address will not be published.