Arian Çani: BE komplet e degraduar, thjesht një xhep i Amerikës, s’ka asgjë në dorë
Gazetari Arian Çani ka hedhur akuza duke thënë se Bashkimi Evropian është i degraduar, ndërsa shtoi se është xhep i amerikanëve.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se BE nuk ka asgjë në dorë përsa i përket situatës në Kosovë dhe Serbi, që kohët e fundit është tensionuar.
“BE është një xhep i Amerikës. BE është një degradim total, sidomos tani pas luftës në Ukrainë. Është një xhol i amerikanëve dhe në këtë rast bëjnë kot llo-llo-llo se nuk kanë asgjë në dorë. Rama u fut në mesin e ndërkombëtarëve shumë bukur, sa këta të fundit tashmë po e duartrokasin atë. Rama po luan një mënyrë brilante”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Hovenier: Qeveria e Kosovës po na habitë, por refuzon kërkesat e miqve të saj
“Po ndërtojnë pa leje në “Kodrën e trimave”, avokati: Kush po e merr më qafë Belerin