Shpërndaje lajmin

Arilena Ara si asnjëherë më parë ka ndarë detaje nga jeta e saj private.
E ftuar në “A live night”, ajo ka folur për herë të parë dhe për lidhjen e dashurisë me menaxherin e saj, Popi Kolën.

Këngëtarja ka zbuluar se janë takuar për herë të parë në audicionet e “X Factor” dhe nga ai moment i është dukur sikur kishin një jetë që njiheshin.
“Popi është bekimi më i madh që më ka ardhur në jetë pas humbjes së babait tim, ka qenë audicioni i produksionit, ishim 2 mijë kokurrentë që prisnim dhe ai merrej me të gjithë konkurentët. Unë dola një moment dhe kishim një kontakt me sy, ai më puthi në ballë dhe më tha kinge. Unë e përqafova me një mall sikur kisha një jetë që e njihja. Ai ka qenë momenti që unë thashë ai njeri nuk do dalë nga jeta ime. I thashë ti do më marrësh në menaxhim. Unë mora ca gjëra nga ai që i kisha në gjak thjesht nuk i kisha ushtruar. Më ka lënë liri në çdo gjë që bëj, të gjej veten në çdo lloj forme të mundshme.”, u shpreh ajo./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *