Arjan Konomi tha se ka jetuar në shpellë, fansat e “Përputhen” e akuzojnë për tallje ndaj Juljanit

Share

Opinionisti i “Përputhen”, Arjan Konomi ka ndarë njën imazh nga koha kur kishte vizituar një shpellë.

Konkurrenti i ri në “Përputhen”, Juljan Lala bëri emër për vete që nga dita e parë kur u fut në emision.

Ai tha publikisht se jeton në një shpellë dhe udhëton nëpër botë pa para.

Së fundmi, opinionisti i këtij programi, Arjan Konomi, ka postuar në rrjetin e tij social Instagram, një foto nga vendbanimet prehistorike të Kapadokias, ku krahas fotos shkruante se edhe ai kishte jetuar në një shpellë.

Ndësa së fundmi ai që ngriti vetulla ishte pikërisht Arjan Konomi me postimin e fundit në rrjete sociale.

“Kur jetoja dhe unë në një shpellë. Pa shaka. Kapadokia. Vendbanimet prehistorike”, ka shkruar në Instagram Arjan Konomi.

151474661 191317356082704 1371428671659419335 n e1613839210377

Ndjekësit i janë kundërvënë moderatorit duke u shprehur tashmë në komente se Arjani po bën ironi dhe po tallet me deklaratën e Juljanit./Lajmi.net/


Share

Komente