April 19, 2021

Arjan Sala, heroi që sakrifikoi veten për të shpëtuar të tjerët

Shpërndaje lajmin

Është gjetur trupi i viktimës që mbeti brenda magazinës së djegur të qendrës tregtare.

Pas disa ditë kërkimesh nga zjarrfikësit dhe shërbimet e Policisë së Shqipërisë, mëngjesin e sotëm zjarrfikësit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

Dyshohet se në momentin e zjarrit 32-vjeçari ka hyrë brenda për të nxjerrë punonjësit e tjerë jashtë magazinës, por fatkeqësisht ka mbetur vetë brenda, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të nderojë heroin Arjan Sala i cili humbi jetën në një moshë tepër të re për të ndihmuar kolegët.

Lajmin e bën të ditur vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës i cili vlerëson sakrificën e 33-vjeçarit Sala. “Edhe Bashkia Tiranë do ta nderojë heroin Arjan Sala. La jetën për të ndihmuar kolegët mes flakëve! E paharruar qoftë sakrifica e tij”, shkruan Erion Veliaj.

Pavarësisht ndërhyrjes së mënjëhershme të shërbimit zjarrfikës me bombula oksigjeni, veshje termike, ndriçim, etj, flakët u përhapën me shpejtësi në magazinën pranë sheshit “Shqiponja”, të favorizuara nga materialet shumë oksiduese, si këpucë, mallra veshmbathje etj që gjendeshin brenda.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *