Ajan Konomi i është kthyer ashpër Sindit, pas diskutimit që kjo e fundit pati me Julin. Ai ka thënë se nuk priste që Sindi të bënte atë sjellje për një batutë të hedhur nga Juli dhe të linte studion.
Arjani: Më la një shije shumë të keqe nga Sindit. Për të manipuluar të gjithë situatën. Je tinëzare dhe si kunadhe. E tregove. U kape me Julin për një fjalë. Se atë fjalë e kam thënë unë. Ta kam thënë para disa javësh dhe qeshëm të gjithë. Dhe po i kërkon llogari Julit duke mos pasur kurajon të kërkosh falje për të gjitha cfarë ke bërë. Dhe duke manipuluar situatën. I kërkon llogari Julit për një fjalë që ta kam thënë unë. Perversiteti është një diçka ndryshe nga ajo e zakonshme. E akuzove për seksizëm. Sepse bilbilose edhe të dielën që kaloi dhe të thash që je e paformuar. Nuk ndërhyra. Se do dukej sikur e kemi personale. Ai seksizmi që të fryu. Merre me sportivitet. Ajo të bëre të silleshe në këtë mënyrë se desh na rrahe edhe Mevlanin. Nuk i ka hije një artisteje dhe një violinisteje. Seksizëm, në jemi në një emision dashurie. Ti je viktimë e asaj fryrje dhe mbushje mendje që të bënë. Dhe e besove. Seksizëm është kur ti ngacmon seksualisht apo diskriminon një marrëdhënie. Në një emision të tillë s’ka seksizëm.