August 1, 2021

Armë pa leje dhe municion luftarak, arrestohet i riu në Tiranë

Shpërndaje lajmin

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit ku 26-vjeçari M.H., ishte punësuar si administrator dhe magazinier, forcat blu kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Informacion- Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, Forca e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-M.H., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e  lokalit ku ky shtetas ishte i punësuar si administrator dhe magazinier, kanë gjetur  dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”./i.k/abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *