Arrestimi i mjekut Edvin Prifti/ Klodiana Lala: Mund të hetohej i lirë, nuk kishte rrezik

Share

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24”, foli për faktin se mjekut Edvin Prifti iu gjet një shumë prej 500 milionë lekësh.

Lala u shpreh se Prifti mund të hetohej i lirë, pasi nuk kishte rrezik që ai të ikë.

“Paratë që janë gjetur në banesën e Priftit m’u dukën jonormale. Në rastin e zotit Prifti, mendoj se Prokuroria është nxituar. Mendoj se Prokuroria mund të sekuestronte shumën dhe të mos ekzekutonte masën e arrestit me burg.

Kjo sepse ishte një njeri që kishte punë të rëndësishme. Unë mendoj se SPAK duhet të priste kohën e duhur. Ka dyshime edhe për pastrim parash. Në rastin e zotit Priftit, duke qenë se nuk kishte rrezik largimi, mund të lihej lirë”, tha Lala./CNA.al


Share

Komente