Arrestimi i zyrtarëve të Ministrisë së Financave, Artan Hoxha: Skema abuzive u  zbulua rastësisht, banka iu drejtua prokurorisë

0
Shpërndaje lajmin

Gazetari Artan Hoxha ka shpjeguar skemën se si është zbuluar abuzimi me 1.4 milionë euro nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, një përmbaruesi dhe një tjetër zyrtari.
Hoxha shpjegoi n 137 emisionin “Opinion” se kjo skemë është zbuluar në mënyrë rastësore, pas një denoncimi të çuar në prokurori nga një bankë e nivelit të dytë në vend. Jo vetëm kaq, por Hoxha tha se Ilir Thano, përfituesi i pronës kishte kërkuar për të vetëm 300 mijë euro, ndërkohë që i janë dhënë 1.4 milionë euro.
“Ministria e Financave ka disbursuar në bankë këstin e parë, 480 mijë euro. Thano nuk mund të shkonte në bankë sepse ishte kreditor dhe kishte 20 mijë euro pa paguar. Dhe shkon tek banka dhe çon të motrën. E motra hyn në sportel dhe tërheq 260 mijë euro. Ky priste atje, sepse kanë qenë kamerat që e kanë filmuar.
Banka në atë kohë shikon që në llogarinë e përmbbaruesit ishin 220 milionë lekë. Banka e shikon dhe i thotë që ti nuk mund të çosh lekë tek llogaria e të afërmit të Thanos, sepse ai është debitor tek unë dhe më parë duhet të më paguash mua. Banka e ka çuar çështjen në prokurori dhe nis hetimi mbi kallëzimin e bankës.  Dhe nga hetimi se nga vijnë këto para është parë gjithë kjo praktikë korruptive”, u shpreh Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *