Arrestohen 2 persona në Gjermani, dyshohet se do të kryenin sulm me lëndë kimike

Shpërndaje lajmin

Autoritetet gjermane njoftuan të dielën arrestimin e një 32-vjeçari shtetas iranian nën dyshimet se po planifikonte një sulm me lëndë kimike tejet të rrezikshme për jetën.
Policia dhe prokurorët bënë gjithashtu të ditur se gjatë natës ishte arrestuar edhe një tjetër persona, në qytetin Castrop-Rauxel, në veriperëndim të Dortmundit.
Në një deklaratë të përbashkët autoritetet thanë se 32 vjeçari dyshohet se kishte planifikuar një sulm të madh, të motivuar nga ekstremizmi islamik, për të cilin dyshohet se do të përdorte lëndë kimike të rrezikshme si cianid dhe ricin.
Agjencia gjermane e lajmeve dpa njoftoi se specialistë të veshur me kostume të posaçme, që garantojnë mbrotje nga agjentë kimikë, morën prova nga shtëpia e shtetasit iranian.
Sipas gazetës Bild autoritetet gjermane kishin marrë informacione nga një agjenci aleate e zbulimit rreth planeve për një sulm të dyshuar me lëndë kimike.
Televizioni gjerman RTL transmetoi pamjet e dy personave duke u arrestuar, fytyrat e të cilëve ishin mbuluar./voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *