Arrestohen 4 zyrtarë të Kadastrës së Sarandës

Shpërndaje lajmin

Katër zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës së Sarandës janë arrestuar pasi kanë dhënë certikata pronësie në mënyrë të kundërligjshme në bregdet.
Policia tha se në pranga janë vënë ish-drejtori i Kadastrës, Andri Dhima 34-vjeç, Vasil Lango 37-vjeç, përgjegjës i sektorit të hartografisë, si dhe dy specialistë të hartografisë, Saimir Braho 32 vjeç dhe Erliton Ymeri 37 vjeç.
Policia ka shpallur në kërkim edhe një tjetër ish-drejtuese të Kadastrës së Sarandës, e cila aktualisht jeton në Itali.
Këta shtetas, sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën duke pajisur në mënyrë të kundërligjshme me certifikata pronësie disa shtetas, për pasuri, tokë dhe prona në zonat bregdetare të qytetit të Sarandës dhe të Ksamilit.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Aplikim elektronik për pronat, dokumentet nga Kadastra do të merren tek noteri
Ankesat më të shumta për kadastrën lidhen me lejet e ndërtimit, sipas ministres Bilali
The post Arrestohen 4 zyrtarë të Kadastrës së Sarandës first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.